Aplikacion
Dalja, për shkak të konformitetit që ai tregoi në raport me të gjitha skandalet e qeverisë Rama për sa kohë qe Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Kombëtar Top Channel, njërit prej më të ndjekurve në vend.
Qershia mbi tortë ishin shumat e majme prej afro 200 mijë eurosh në muaj që ai kishte marrë në Top Channel, të deklaruara si pagë.
Largimi i tij u duk se shënoi fundin e drejtorëve të rëndësishëm në Top Channel. Drejtimi ekzekutiv kaloi në duart e familjes Hoxha.
Por këtë javë në dyert e TCH u pa të hyjë një prej figurave të këtij televizioni. Sokol Balla, i larguar 5 vjet më parë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit, gati “i humbur” në ekranet e Vizion Plus dhe News 24, u rikthye në postin e Drejtorit të Informacionit. Ai do të drejtojë edhe emisionin e të enjtes, si dikur “Top Story”, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e “Open” të Eni Vasilit.
Ndërsa Top-i u përfshi nga lëvizjet e brendshme, Ben Blushi po lëviz në një drejtim tjetër. Zoom.al mëson se ai përflitet si një prej emrave të mundshëm për të drejtuar televizionin informativ “Euronews”.
Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Neritan Sejaminin, që e mori drejtimin e këtij televizioni pas largimit të Ilva Tares drejt SHBA.
Do ta mbyllë apo jo Blushi kontratën me Euronews, mbetet për t’u parë. Por diçka është e qartë tashmë: ai gjeti në media atë që s’mundi ta gjejë dot në ishullin e tij politik – edhe në majë, edhe i majmur. /Zoom.al