Aplikacion
Kësaj here në televizionin Euronews Albania, ku pritet të marrë pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.
Nuk dihen ende detaje të këtij kalimi, por burime pranë Euronews kanë bërë të ditur se prezantimi i tij pritet të bëhet ditën e nesërme.
Ajo që mësohet gjithashtu është se Ben Blushi në takimin me drejtuesit e televizionit ka paralajmëruar se do bëjë shumë ndryshime në television, përfshi këtu edhe mbylljen e disa programeve.
Ben Blushi ishte për disa vite Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, ku dhe merrte një rrogë deri në 24 milionë lekë të reja në muaj.
Nuk dihet se cilat janë kushtet ekonomike të kontratës së re të ish-deputetit socialist.