Aplikacion
Policia dhe mediat lokale raportuan edhe për dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura.
Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, kjp pjesë e Ballkanit përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojnë me zjarre dhe temperatura të larta.
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, tre qytetarë humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve.
Ngjarja përfshinte një 50-vjeçar që ndodhej në rrugë dhe një 48-vjeçar që ishte brenda makinës së tij gjatë fatkeqësisë. Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë, dëmtoi çatitë dhe raportohet se është shënuar një viktimê.
Ndërsa në Bosnjë Herzegovinë 20 persona janë plagosur dhe një tjetër humbi jetën si pasojë e stuhive.
Ndërkohë autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes.