zoom

Bota

Pas takimit me Putin, kancelari gjerman: Detyra jonë e mallkuar të parandalojmë luftë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pas një takimi që ka zgjatur disa orë në Kremlin, po japin një konferencë për shtyp duke treguar detaje të diskutimeve të zhvilluara kokë më kokë.

Presidenti Putin u pyet nëse ai mund ta përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë. Ai iu referua komenteve të mëparshme të kancelarit Scholz se brezi i tij nuk mund ta imagjinojë luftën në Evropë, por theksoi se kontinenti ka parë luftë në Jugosllavi në vitet 1990, për të cilën u shpreh se “ishte iniciuar nga NATO”.

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë dhe kështu ka paraqitur propozime për fillimin e një procesi negocimi – por ai thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Rusisë.

Megjithatë, Putin shton se ka ende çështje të paraqitura nga NATO dhe SHBA, të cilat mund të diskutohen, raporton BBC.

Scholz: Ne duhet të jemi të guximshëm dhe të përgjegjshëm

Kancelari gjerman Scholz tha se dëshiron që Vladimir Putin t’i dërgojë negociatorët e tij me një “mandat pozitiv në mënyrë që të arrijmë përparim ne negociatat diplomatike”.

Kancelari shton se “siguria mund të arrihet vetëm me Rusinë, jo kundër Rusisë”, raporton BBC.

Scholz thotë se NATO dhe Europa janë të bashkuar në mendimin se duhet gjetur një zgjidhje, sado e vështirë. “Të gjithë duhet të jemi të guximshëm dhe të përgjegjshëm në veprimet tona”, thotë ai.

Scholz shton se “lufta është bërë e paimagjinueshme në Evropë dhe ne duhet të sigurohemi që ajo të mbetet e tillë”.

“Nuk mund ta them dot ndryshe se sa të shqetësuar jemi” tha Scholz.

“Është urgjente të kemi një de-përshkallëzimin në mënyrë që të mos kemi një luftë në Evropë”, duke shtuar se “opsionet diplomatike janë ende ne tryeze”.

Scholz tha se Putin dhe ai ranë dakord se formati i Normandisë ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit ukrainas. “Unë nuk do të thoja se kjo është humbje,” tha ai.

“Është detyra jonë e mallkuar të parandalojmë një luftë në Evropë”, tha Scholz.

“Për ne gjermanët, por edhe për të gjithë evropianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet kundër Rusisë, por vetëm me Rusinë”, tha kancelari gjerman.

Postime të lidhura