zoom

Sport

Pas sulmeve të Realit, reagon Tebas: Para se të kritikoni dhe shpifni, informohuni!

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka reaguar pas akuzës së sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius Junior se “La Liga u përket racistëve”.

Vinicius ka qenë subjekt i abuzimeve raciste disa herë këtë sezon, me incidentin e fundit që ndodhi gjatë humbjen 1-0 të Realit ndaj Valencias, të dielën.

Në një deklaratë, La Liga tha se ka “luftuar kundër kësaj sjelljeje prej vitesh, si dhe ka promovuar vlerat pozitive të sportit, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj”.

Në një postim në Twitter pas ndeshjes, Tebas këmbënguli se Vinicius Junior nuk u paraqit në një takim me organin drejtues për të diskutuar se çfarë “mund të bëjë në rastet e racizmit”.

Ai shtoi: “Para se të kritikoni dhe shpifni për La Ligën, duhet të informoheni siç duhet”.

Vinicius kritikoi postimin e La Ligas, që e konsideron kundër tij. Ai tha se dëshiron që La Liga të ndërmarrë “veprime dhe ndëshkime konkrete”. /zoom.al/