Aplikacion
Fero ka publikuar foto me viktimat në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shpreh dhimbjen e tij për tragjedinë.
“Allahu në parajsë vëllai im”, shkruan Fero në një foto ku shihet pranë Martinajt
Veç Feros, me herët ka reaguar reperi Stresi, i cili anuloi të gjitha koncertet e planifikuara, pasi humbi mikun e tij, Brilant Martinaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 17 korrikut, kur tre të rinjve iu bë atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Ndaj makinës ku ishin Martinaj, Vata dhe Hoxha u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mjeti shpërtheu në flakë.
Vata mundi të dalë nga makina, por autorët u kthyen për ta ekzekutuar. Ndërkohë, Hoxha dhe Martinaj u dogjën në makinë.