zoom

Të gjitha

Pas skandalit të emërimit si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit, Zaimina Vasjari thyen heshtjen

Lajmi se Zaimina Vasjari, ka marrë një post pune në UKT si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, u bë mjaft viral dhe u komentua gjerësisht.
Sipas dokumentit që u bë publik, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Mesa duket, këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë nuk e kanë shqetësuar aspak Zajminën, e cila ka vazhduar pushimet pa e vrarë shumë mendjen.

Së fundmi, së bashku me familjen kanë vendosur që këtë fundjavë ta shijojnë në bregdetin shqiptar dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Zaimina përmes disa videove.

Ky është reagimi i parë i këngëtares që prej bërjes publike të lajmit që mori dhenë, ndërsa asj nuk ia ndjen fare.
Ditën e djeshme një tjetër lajm i ngjashëm i ka habitur të gjithë. Gazetari Bledi Mane prej 3 vitesh tashmë punon si inspektor i Mjedisit në Kukës. Në një dokument zyrtar thuhet se Mane emërohet në pozicionin Inspektor, sektoi Kukës, në sektorin e Policisë Pyjore, pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dega rajonale Kukës.
Ky urdhër ka hyrë në fuqi nga qershori i vitit 2018-të dhe mban firmën e kryeinspektorit Armando Lamaj.

Kujtojmë se pak kohë më parë bëri bujë lajmi i punësimit të gazetareve, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo në Ujësjellës Kanalizime në Tiranë. I çuditshëm është fakti se si këta personazhe emërohen në të tilla poste të rëndësishme, duke pasur parasysh që nuk kanë as eksperiencën e as arsimimin e përshtatshëm, që është tepër i domosdoshëm për një punë në administratë.

Postime të lidhura