Aplikacion
Sot qyteti i Kukësit pësoi një tjetër humbje. Bëhet fjalë për një largim të rëndësishëm nga skuadra e futbollit, pas së cilës qëndron po Safet Gjici.
Bëhet fjalë për sulmuesin Ergys Peposhi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se nuk do të jetë më futbollist i Kukësit.
“Përshëndetje! Si çdo fillim ka dhe një fund. Nga sot nuk do jem më pjesë e F.K Kukësit. Falënderoj klubin për këto tre vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira. Falënderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve. Faleminderit dhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment. Me respekt, Ergys Peposhi!”, shkruan 22-vjeçari.