zoom

Bota

Pas rritjes së tarifave, Trump tallet me Trudeun: Shpjegojini guvernatorit të Kanadasë se…

Presidenti amerikan Donald Trump ka ironizuar kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau pas përgjigjeve të këtij të fundit për rritjen e tarifave.

Duke iu referuar si “Guvernator” kryeministrit kanadez, Trump thekson edhe më tej idenë e tij për aneksimin e Kanadasë për ta bërë më pas shtetin e 51-të të SHBA-ve.

“Ju lutem, shpjegojini Guvernatorit Trudeau, të Kanadasë, se kur të vendosë një tarifë hakmarrëse ndaj SHBA, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me të njëjtën shifër!”

Ndërsa iu drejtua kanadezëve me një fjalim më herët, Trudeau tha se vendimi i Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj partnerëve të tij strategjik, ishte një verprim i trashë.

Përveç Kanadasë, Trump vendosi tarfia deri në 30% edhe ndaj Meksikës dhe Kinës.

Postime të lidhura