zoom

Lajme

Pas romancës në BBV me modelen, reperi Getinjo prezanton të dashurën e re

Reperi Getinjo sapo ka konfirmuar që është në një romance të re dashurie. Me një postim në ‘InstaStory’, ai na ka prezantuar me të dashurën e tij por pa ja zbuluar indetitetin.

Në postimin e tij, Getinjo shihet duke qëndruar pranë partneres së re, duke ndarë një moment të veçantë dhe të ngrohtë. Fotografia ka ngjallur shumë interes dhe komente nga fansat, të cilët janë kuriozë për identitetin e vajzës dhe e përgëzojnë reperin për lumturinë e tij të re.

Reperi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big-Brother VIP Kosova krijoi një romancë dashurie me Vivien Thano, e njëjta banore e atij formati, të cilën më pas e vazhduan edhe pas përfundimit të ‘reality show-t’ por nuk zgjati shumë.