zoom

Kosova

Pas presionit ndërkombëtar, Serbia liron zv/drejtorin e policisë kosovare Jankoviç

Pas presionit ndërkombëtar dhe deklaratave të forta nga autoritetet e Kosovës, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar nga autoritetet serbe, pasi u arrestua ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa raportohet se Jankoviç tani ndodhet rrugës për në Kosovë.

Ai u ndalua në 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Jankoviç u akuzua nga autoritetet serbe për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Ambasadori i SHBA në Prishtinë dënoi veprimin e Serbisë, ashtu sikurse edhe nga selitë diplomatike të Brukselit. Kryeministri Albin Kurti e quajti hakmarrje të Serbisë për pranimin e Kosovës në KiE si anëtare. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura