zoom

Bota

Pas përplasjeve në distancë/ Trump-Trudeu “bëjnë paqe”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeminsitrin kanadëz, Justin Trudeau.

Lajmi është bërë i ditur nga Trump përmes një postimi në “Truth Social”. Trump thekson se në fokus të bisedës ishin tarifat doganore.

“Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të pyetur se çfarë mund të bëhet në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga fentanili që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai e ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: Jo mjaftueshëm. Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur do zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz, si dhe çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Suksese Justin!”, shkruan Trump.

Në një postim tjetër tre minuta më vonë, ai akuzoi “Guvernatorin Justin Trudeau të Kanadasë” për zbatimin e “Politikave të dobëta kufitare, të cilat lejuan sasi të jashtëzakonshme të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm, të futeshin në Shtetet e Bashkuara”.

Postime të lidhura