Aplikacion
Kur Alley Eley nga Melburni, ishte nëntë vjeçe, një moment bullizues tronditi besimin e saj si këngëtare. “Kisha një mësuese të cilën e shikoja; asaj i pëlqente të këndonte gjithashtu”, shpjegon Alley në një video paraprake të publikuara nga ausicionet e sezonit të ri të “The Voice Australia”.
“Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh’”, kujtoi ajo. “Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.
Dhjetë vjet më vonë, ajo është duke qëndruar në skenën e “The Voice”, para yjeve të mëdhenj si: Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian me talentin e saj.
Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, duke e shtyrë trajneren Rita Ora që të nxitojë në skenë drejt saj.
Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”. Sezoni i ri frymëzues i “The Voice Australia” pritet të nisë transmetimin pas Pashkëve në Channel 7 dhe 7plus.