zoom

Bota

Pas një dekade, Japonia vajton viktimat e katastrofës së Fukushimës

Me një moment heshtjeje, lutjesh dhe protestash anti-bërthamore, Japonia të enjten vajtoi rreth 20,000 viktima të tërmetit masiv dhe tsunamit që goditi Japoninë 10 vjet më parë, duke shkatërruar qytete dhe duke shkaktuar shkrirje bërthamore në Fukushima.
Valë të mëdha të shkaktuara nga tërmeti me madhësi 9.0 – një nga më të fortat e regjistruara – u përplasën në bregdetin verilindor, duke gjymtuar termocentralin Fukushima Dai-ichi dhe duke detyruar më shumë se 160,000 banorë të largoheshin ndërsa rrezatimi përhapej në ajër.

Katastrofa më e rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili dhe ngjarja i ka lënë të mbijetuarit duke luftuar për të kapërcyer hidhërimin e humbjes së familjeve dhe qyteteve në pasditen e 11 Marsit 2011.

Rreth 50 kilometra (31 milje) në jug nga impianti, në qytetin bregdetar të Iwaki, i cili që atëherë është bërë një qendër për punëtorët që punojnë në çaktivizimin bërthamor, pronari i restorantit Atsushi Niizuma u lut për nënën e tij të vrarë nga dallgët.

Ndërkohë banorë të shumtë u mblodhën me Niizuma për ta zbukuruar vendin me lule dhe shami të verdha me mesazhe shprese të dërguara nga studentë nga i gjithë vendi.