zoom

Lajme

Pas ndarjes së bujshme dhe thashethemeve për bixhoz, zhduket Getinjo

Artisti i njohur shqiptar, Getinjo ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale, duke mbyllur kështu Instagram-in e tij me mijëra ndjekës.

Mirëpo nuk dihet pse këngëtari ka marrë këtë vendim të papritur, por kjo nuk është hera e parë që ai e bën këtë.

Gjithashtu ajo që është vënë re më së shumti përgjatë kohëve të fundit është mungesa që ai ka bërë në tregun e muzikës.

Prej kohësh nuk është parë të publikojë projekte të reja muzikore, përveç një bashkëpunimi me vëllain e tij Mozzik, në albumin që ky i fundit e promovoi vetëm pak ditë më parë.
Getinjo përjetoi një romancë të bujshme brenda shtëpisë së BBVK 2 me modelen Vivien Thano. Pas disa kohësh jashtë, çifti u ndanë dhe Vivien tha se shkak ishte varësia e Getinjos ndaj bixhozit.