zoom

Lajme

Pas ndarjes nga Blero, aktorja i jep fund edhe martesës së dytë? Ç’po ndodh me jetën e Teuta Krasniqit

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina raportohet se nuk po kalojnë një periudhë të mirë në marrëdhënien e tyre.

Sipas Prive, çifti po përballen me një krizë martesore, por kanë preferuar ta mbajnë këtë situatë larg syrit të publikut.

Dyshimet nisë për shkak të mungesës së postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale.

Adonis Morina është zhdukur nga rrjetet sociale, ndërsa aktorja, ndonëse aktive, nuk ka ndarë asnjë moment me bashkëshortin e saj prej një kohe të gjatë.

Deri më tani, as Teuta dhe as Adonisi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për situatën e tyre martesore.

Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të marrin konfirmim apo nëse gjithçka është thjesht një periudhë e vështirë kalimtare.

Kujtojmë që Teuta Krasniqi ka qenë e martuar edhe me Bleron, martesë e cila mori fund.

Postime të lidhura