zoom

Sport

Pas kualifikimt të Danimarkës, reagon Eriksen

Suksesi i Danimarkës padyshim ju kushtua mesfushorit Kristian Eriksen i cili pësoi atak kardiak në sfidën ndaj Finlandës duke trishtuar shikuesit ane mbanë botës.

Por vetë Eriksen ka reaguar pas kualifikimit të kombëtares së tij. Në rrjetin social ‘’Instagram’’ ka postuar një foto të shokëve të ekipit të shoqëruar me disa flamuj të Danimarkës dhe me duartrokitje.

Ndërkohë danezët në raundin tjetër do të përballen me Uellsit, teksa më herët u kualifikua dhe Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës.