zoom

Bota

Pas Kinës dhe Koresë së Veriutm, edhe Irani uron Putin për fitoren

Presidenti iranian ka uruar ditën e sotme homologun e tij rus Vladimir Putin, për zgjedhjen si president të Rusisë.

“Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dërgoi urimet e tij me rastin e fitores bindëse në zgjedhje të Vladimir Putin si president i Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet në Kremlin deklaruan se Putin, pasi u zgjodh president, ka pasur biseda telefonike me liderë të shteteve të tilla si Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Më herët ishin Kina dhe Koreja e Veriut që e kishin uruar ndër të parat kreun e Kremlinit, edhe pse Perëndimi e akuzoi për zgjedhje të padrejta dhe me shkelje të rënda.

Perëndimi ka kritikuar zgjedhjet në Rusi, duke u shprehur se nuk kanë qenë të drejta dhe demokratike, ndërsa aleatët e Moskës e kanë uruar Putinin. /ZOOM.AL/