zoom

Stil

Pas këtij studimi për jastëkun, nuk do të flini më kurrë njëlloj

Nuk do të flini mirë pas kësaj! Një këllëf jastëku i palarë mund të strehojë 3 milionë baktere pas vetëm një jave ose rreth 17,000 herë më shumë se tualeti. Ky është raporti i fundit i publikuar nga Amerisleep.

Analiza përfshinte të dhëna për pastërtinë për dyshekët, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve, si dhe një analizë të patogjenëve të mundshëm që fshihen midis çarçafëve ku flemë.

Në këtë kushte, ekspertët paralajmërojnë se këllëfët e jastëkëve, në veçanti, duhet të ndryshohen rregullisht – dhe jo vetëm një herë në javë (ose muaj).

“Kur shtriheni në shtrat, ju po i ndotni çarçafët me qeliza të vdekura të lëkurës (rreth 50 milionë në ditë), djersë, grim, locione, flokë dhe çdo gjë tjetër që keni marrë gjatë ditës. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe djersa sigurojnë ushqim për bakteret duke i tërhequr ato në shtratin tuaj dhe duke i ndihmuar ato të shumohen”, thotë studimi.

Prandaj ndërroni këllëfët sa më shpesh dhe mos shkoni kurrë në krevat pa larë fytyrën.