Aplikacion
Bëhet fjalë për Slloveninë, Cccekinë dhe Letoninë. Ndërsa Kuvajti, ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare, për herë të parë pas dy viteve. Rregullat për udhëtimet drejt këtij shteti për pasagjerët që janë plotësisht të vaksinuar nuk kërkohet test PCR as para udhëtimit as kur mbërrijnë, dhe nuk ju kërkohet më të qëndrojnë në karantinë pas mbërritjes.
Sllovenia
Për qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar). Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit. Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.
Letonia
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 1 mars 2022, për udhëtimet jo thelbësore drejt Letonisë do të kërkohet vetëm një certifikatë digjitale e BE-së për COVID-19 ose një rezultat negativ i testit për Covid-19. Nuk aplikohet karantinë dhe nuk kërkohet sistemi i regjistrimit të covidpass.lv.
Çekia
Për të hyrë në Republikën Çeke, udhëtarët nga të gjitha vendet, pavarësisht shkallës së rrezikut të infeksionit Covid-19, duhet të jenë pajisur me formularin e mbërritjes së pasagjerit online, certifikatë të vlefshme vaksinimi, ose certifikatë që janë shëruar nga Covid-19, ose një test negativ PCR (i 72 orëve të fundit) ose antigjen (kryer 24 orët e fundit).
Kuvajti
Kurse Kuvajti ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare, për herë të parë pas dy viteve. Rregullat për udhëtimet drejt këtij shteti për pasagjerët që janë plotësisht të vaksinuar nuk kërkohet test PCR as para udhëtimit as kur mbërrijnë, dhe nuk ju kërkohet më të qëndrojnë në karantinë pas mbërritjes. Pasagjerëve pjesërisht të vaksinuar nuk u kërkohet të bëjnë test PCR para udhëtimit, por duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë, ose të bëjnë një test PCR sapo të mbërrijnë. Pasagjerët e pavaksinuar duhet të bëjnë një test PCR 72 orësh para mbërritjes. Ata duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë dhe do lejohen të dalin nga karantina vetëm nëse testi rezulton negativ. Këto procedura nuk përfshijnë fëmijët e moshës nën 16 vjeç.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?