zoom

Aktualitet

Pas Gramshit, arrestohen dy të huaj në Berat, fotografuan uzinën e Poliçanit

Dy shtetas të huaj europianë janë ndaluar nga policia mesditën e sotme  teksa po fotografonin uzinën e Poliçanit në Berat.

Situata e sotme e ndodhur në Poliçan ka bërë që të shtohen forcat ushtarake në zonë.

Kjo ngjarje është fill pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gramsh në uzinën ushtarake, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas pasi kishin fotografuar ambientet e uzinës kanë sulmuar me spraj dy ushtarë.

Momentalisht ushtarët janë duke marrë ndihmën shëndetësore, teksa shfaqen jashtë rrezikut për jetën.

 

Postime të lidhura