zoom

Slider

Pas golave, Ronaldo tani mban edhe rekordin e asistimeve në Euro

Cristiano Ronaldo bëri histori në ndeshjen e Portugalisë kundër Turqisë në Dortmund .

Superylli portugez dhe kapiteni i Kombëtares nisi sërish titullar në ndeshjen e Euro 2024 që është Euro i 6-të i karrierës së tij.

Ronaldo, edhe pse mund të kishte shënuar, preferoi që në minutën e 56-të t’i jepte një asist Bruno Fernandes për ta dërguar topin në rrjetën turke për herë të 3-të.

Me këtë asist, Ronaldo arriti në 8 në Euro dhe barazoi çekun Karel Pomporsky. Përveç kësaj, ai u bë lojtari më i vjetër në historinë e Euros që ka dhënë asistim! Kujtojmë, portugezi me 14 gola është golashënuesi më i mirë i Euros.

Ishte një gjest jashtëzakonisht joegoist i Ronaldos dhe kapiteni portugez u lavdërua me të drejtë nga fansat në rrjetet sociale për asistimin e tij.

Tani ai synon të bëhet lojtari i parë që shënon në 6 Euro dhe golashënuesi më i vjetër. Ronaldo dominon absolutisht Evropën pasi është golashënuesi më i mirë në Champions League me 141 gola dhe i pari në asistime me 42.