zoom

Lajme

Pas divorcit të Elias dhe Princ Lekës, reagon Amos Zaharia: Është tronditëse…

Vëllai i Elia Zaharisë, Amos Zaharia regoi pas divorcit zyrtar mes aktores dhe Princ Leka Zogut.

Në një intervistë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Amos Zaharia u shpreh se ky është një moment tronditës për ta në familjen e tyre, por shtoi se marrëdhënia motër-vëlla është forcuar më shumë pas kësaj ngjarjeje.

“Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë.

Por nga ana tjetër, kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhdur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë”, tha Amos Zaharia.