zoom

Slider

Pas Butrintit, qeveria jep edhe parkun Drilon-Tushemisht me koncension?

Ndërsa debati për dhënien me koncension të Parkut të Butrit vijon të jetë ende i nxehtë, qeveria jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet prej tij, por ka vendosur që të jap edhe një tjetër pasuri tjetër kombëtare nqë përdorim të të huajve.

Bëhet fjalë për parkun turistik Drilon-Tushemisht në Pogradec, i cili ashtu si edhe Butrinti do të menaxhohet tashmë nga Fondacioni Shqiprtaro-Amerikan për Zhvillim.

Vendimi për miratimin e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe mban firmën e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë, por në të nuk jepet marrëveshja e lidhur mes qeverisë dhe Fondacionit.

Vendimi

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDACIONIT SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ZHVILLIM (AADF) PËR PROJEKTIN “PËR ZHVILLIMIN E EKO-TURIZMIT NË ZONËN DRILON-TUSHEMISHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 39, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për projektin “Për zhvillimin e eko-turizmit në zonën Drilon –Tushemisht”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Autorizimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

 

Postime të lidhura