zoom

Stil

Pas Bleros, Afrona i jep fund edhe lidhjes me biznesmenin?

Ish-bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika është rikthyer edhe njëherë në vëmendje, sërish për kriza në një romancë.

Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me James-in, një biznesmen zviceran, marrëdhënia e tyre po përflitet se ka përfunduar, ose së paku, mes tyre ka momentalisht një krizë.


Edhe pse çifti javë më parë shijuan pushimet në Turqi, papritur u pa se nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Edhe për ditëlindjen e Afronës, James nuk bëri asnjë urim publik, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje.

Sipas burimeve të “Prive”, në të vërtetë bëhet fjalë për ndarje përfundimtare.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga asnjëra palë./ Zoom.al

Postime të lidhura