Aplikacion
Gjithashtu SPAK ka lëshuar dhe një urdhër-arrest për një tjetër eksponent të botës së krimit, ish-kampion i boksit, Asmer Bilali, i dyshuar si pjesë e grupit të “Bajrave”.
Forcat RENEA zhvilluan një sërë kontrollesh dy ditë më parë në Shkodër, kryesisht në zonën e Dobraçit si dhe në banesën e Safet Bajrit, por ky i fundit nuk u gjet në shtëpi.
Bajri dyshohet për një sërë veprash penale, si dhe me ngjarje të bujshme që kanë tronditur vendin siç është masakra e Dobraçit.
Në vijim pritet të bëhen me dije detaje nga arrestimi i Bajrit si dhe për udhër-arrestin e lëshuar për Asmer Bilalin dhe akuzat që rëndojnë kundrejt tyre.