zoom

Aktualitet

Pas arrestimit të Gjicit, arrest shtëpie për Almën, gruan që u shfaq në video me të

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie edhe Alma Kaçi, gruaja që i kërkoi atij favorizim në një proces tenderimi.

Ajo do të qëndrojë në banesën e saj në Durrës, pasi ka një fëmijë të mitur.

Alma ishte gruaja që u shfaq në video-skandalin e Gjicit, fillimisht duke kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas duke i kërkuar atij favore.

Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.

Gjici u arrestua pak minuta më parë poshtë banesës së tij në Tiranë, për korrupsion pasiv.