Aplikacion
Pas seancës maratonë të zhvilluar këtë të martë për kërkesën e Veliajt për zbutje të masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi ta shtyjë gjyqin për ditën e nesërme, duke ju dhënë kohë avokatëve të njihen me provat e reja.
Seanca nesër do të nisë në orën 12:30.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme që nisi në orën 10:00 dhe zgjati për 7 orë, Erion Veliaj nuk foli para trupës gjykuese. Por avokatët e tij ofruan garanci pasurore në këmbimi të lirimit të tij.
Sipas avokatëve, dalja e Veliajt nga qelia nuk prish provat.