Aplikacion
Tedi Cara zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 54, ndërsa në aksionin e radhës Kastrioti vendosi ekulibrin me anë të Zogajt.
Trajneri Giovanni Colella analizoi paraqitjen e ekipit të tij për “Oversport”, ndërsa pranoi se lujatën poshtë pritshmërive.
Barazimi me Kastriotin – “Kemi barazuar në një fushë shumë të vështirë. Kastrioti ka një skuadër shumë agresive, edhe ndodh që të barazosh, pse jo… Nuk jam dakort që Partizani po kalon një krizë. Ne futemi për të fituar në çdo ndeshje, por jo gjithmonë arrijmë që t’i fitojmë. Tani do ikim në shtëpi dhe nesër fillon stërvitja prapë. Mund të punonim më mirë në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në fazën e qarkullimit të topit. Kjo është për meritë të Kastriotit dhe për shkakun e fushës”. /zoom.al/