zoom

Slider

Partizani thyen “mallkimin”, merr fitoren e parë

Partizani gjeti fitoren e parë në Superligë.  Të kuqtë fituan 2 – 0 me Kastriotin.

Rezultatin e zhbllokoi Musta në mintën e 37. Ndërsa goli i dytë erdhi një minutë pas përfundimit të kohës së rregullt dhe ka si autor Rrapaj.

2-0 fitoi edhe Laçi kundër Teutës. Mazrekaj shënoi golin e parë për kurbinasit.

Teuta luajti me 10 lojtarë në minutat e fundit, ndërsa goli i dytë për laçiatën u shënua nga Gyndo në minutën e 92.