Aplikacion
Një ndeshje e dominuar thuajse të gjithë kohën nga Partizani, që rigjen buzëqeshjen pas dy barazimesh në dy ndeshjet e mëparshme ndaj krutanëve.
Cara zhbllokoi takimin në minutën e 30′ dhe më pas nisi një breshëri golash që panë Matondon e Selmanin të shënonin për të kuqtë dhe Mihanën për Kastriotin para fundit të fraksionit të parë të lojës.
Në të dytën, ishte Kastrioti më ngulmues, por Partizani shfrytëzoi kundërsulmet për të gjetur edhe golin e katërt me Mba, i cili vulosi suksesin 4-1 që kthen të kuqtë në vendin e parë.
Në ndeshjet e tjera të së dielës Laçi fut në krizë të thellë Vllazninë duke fituar 2-0 në Kurbin, ndërkohë Egnatia dhe Teuta u ndalën në një barazim 1-1. /zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat