Aplikacion
Por polemikat nuk munguan, edhe për momentin kur erdhi kjo penallti. vetë protagonisti i aksionit dhe realizimit nga 11 metrat reagoi pas ndeshjes.
“Nuk e kam prekur topin me dorë, është penallti neto. Lojtarët e Egnatias do të thonë gjithçka, por ajo është penallti neto. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim punuar shumë mirë, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, i meritonim 3 pikë, por jo edhe 1 pikë nuk është keq. I kemi të gjitha kapacitetet pavarësisht ndeshjeve që kemi bërë, do besoj deri në fund tek ky ekip jo vetëm që kapim “Final 4” por edhe më shumë, pasi kam ardhur këtu për gjëra madhore.
Është aluduar shumë për çështjen e Filipit, ne rrimë gjithë ditën me të, gjithë djemtë e rinj kanë përkrahjen tonë dhe çështja e Najdovskit është ekzagjeruar shumë. Grupi shpesh herë ka qenë i limituar, ka pësuar dhe dëmtime, po mundohemi ti zgjidhim ndeshjet si individualisht dhe në grup, por futbolli jo gjithmonë të jep atë që meriton”, tha Abazaj.
Kurse Partizani ka triumfuar 0-4 ndaj Erzenit në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Të kuqtë realizuan dy herë në pjesën e parë me Carën dhe Mba, duke ndezur festën te tifozeria kryeqytetase.
Në pjesën e dytë, skuadra e Shehit thelloi akoma më shumë epërsinë, me Atanaskovski dhe Bintsouka. Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 46 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Teutës në transfertë.
Në krahun tjetër, Erzeni endet në vendet e fundit. Vetëm pozicioni i nëntë për skuadrën nga Shijaku, që deri më tani ka grumbulluar 26 pikë. /ZOOM.AL/