Aplikacion
Korçarët fituan penallti në minutën e 36-të, pas një prekje me dorë në zonë të Sembene. Nga pika e bardhë u nis Liço, i cili u tregua i saktë.
Të kuqtë provuan të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë. Në të 65-tën, ekipi kryeqytetas pretendoi 11-metërsh, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri.
Në minutën e 87-të nuk mungoi tensioni. Një përplasje Janaqi-Rrapaj detyroi gjyqtarin të tregojë kartonin e kuq për të dy futbollistët.
Me këtë sukses, Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë. Në krahun tjetër, Partizani është në vendin e dytë me 40 pikë, 9 pikë më pak se Egnatia kryesues. /ZOOM.AL/
Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, policia gjen makinën e autorit te “Shkëmbi i Kavajës”