Aplikacion
Mesfushori Maget vazhdon të mos stërvitet me ekipin për shkak dëmtimi. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Tedi Cara, i cili mori një goditje në gju gjatë ndeshjes me Egnatian dhe vijon të ndiejë shqetësime.
Mbetet të shihet gjendja e tij, por koha nuk është në avantazh të sulmuesit dhe Partizanit, që ka nevojë për shërbimet e tij në sprintin final.
Ndërkohë jashtë fushave është edhe sulmuesi Remzifaik Selmani, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në supin e majtë pas dëmtimit të klavikulës. Ndërhyrja e kryer ka rezultuar e suksesshme dhe tashmë Selmani do t’i nënshtrohet një programi të specializuar rikuperimi.
Ndërkaq, lajme të mira vijnë nga mbrojtësi i krahut Atanaskoski dhe mesfushori Burno Telushi, i cili tashmë po luan si qendërmbrojtës.
Rikuperimi po shkon sipas parashikimeve dhe pritet që të dy të jenë në dispozcion të stafit teknik për transfertën e Laçit. /zoom.al/