zoom

Slider

Partizani mund Bylisin dhe mban ritmin e Tiranës kryesuese, fiton edhe Kastrioti

Partizani mundi Bylisi 2-1 për llogari të javës së 30 të Abissnet Superiore dhe mban ritmin e Tiranës, duke mos i lejuar të shkëputen edhe më tepër në krye të klasifikimit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18, me Arinaldo Rrapaj që e dërgoi topin në rrjetë. Bylisi barazon po në pjesën e parë, me brazilianin Esquerdinha që shënoi në minutën e 34-t.

Partizani kaloi sërish në avnatazh në pjesën e dytë me Da Silva-n, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55.

Në minutën e 85 gjyqtari akordon sërish penallti për Partizanin, por VAR-i i heq mundësinë Carës të ekzekutojë 11 metërshin. Pas rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri vendos të anullojë penalltinë e dhënë.

Ndërkohë, Cara ishte i pafat edhe në kohën shtesë, kur anësori i anullon golin e shënuar për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Kastrioti mundi 1-0 Kukësin në “Elbasan Arena” dhe mban gjallë shpresën për mbijetesë. /zoom.al/