Aplikacion
Me këtë triumf Partizani, ka ringjallur shpresat për Europën edhe nëpërmjet kampionatit, pasi ndodhet vetëm 6 pikë larg zonës që të siguron pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare.
Loja nisi shumë mirë për Partizanin, që kaloi në avantazh pas 10’ me mbrojtësin Bitri dhe ky fraksion u mbyll me të kuqtë në epërsi.
Në përsëritje Laçi vendosi ekulibrin, me Akinyemi, që shënoi një gol mjaft të bukur.
Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse Partizani kaloi sërish në avantazh me Skukën, që shënoi nga penalltia.
Laçi realizoi sërish në aksionin e radhës të rrezikshëm me Akinyemi, por goli u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje.
Përfundimisht 2-1 dhe feston Partizani, që merr një fitore me vlera për Europën.
Befasinë e javës në Superiore e shkaktoi Kastrioti, që mposhti me përmbysje 2-1 Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ante Aralica kaloi në epërsi kuqeblutë në minutën e 46’, duke shënuar pas krosimit të Hoxhajt.
Kastrioti nuk dorëzohet dhe me një dygolësh të shkodranit Edon Hasani, përmbsi gjithçka në Shkodër. Goli i dytë i mesfushorit, ishte thjesht i jashtëzakonshëm.