Aplikacion
Pas golit të Malës të kuqtë kishin një shans të volitshëm për të dyfishuar shifrat, por Skuka u tregua egoist duke mos pasuar për Kallakun, që ishte i vetëm me portierin, por zgjodhi të gjuante vetë dhe gaboi.
Vllaznia vendosi ekulibin 1-1 me kroatin Aralica dhe ekipet i drejtuan shtesës dhe më pas penalltive.
I vetmi që gaboi ishte Xhuljano Skuka, i cili menjëherë pas ndeshjes nuk i mbajti dot lotët, ndërsa nëpërmjet një mesazhi në Insta Story, i kërkoi falje tifozëve dhe shokëve të skuadrës.
“Ndoshta zhgënjimin që pësuat sot nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe të rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj”, shkroi Skuka.