zoom

Slider

Partizani i “rrëmben” Tiranës titullarin e mesfushës, firmos për një sezon

Partizani përforcohet në mesfushë me ish-mesfushorin e Tiranës, Engjëll Hotin.

Futbollisti fantaziat, pasi ndërpreu kontratën me bardheblutë ka firmosur për një sezon me “Demat e Kuq”.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të  fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni”, thuhet në njoftimin e Partizanit. /zoom.al/