Aplikacion
Tirana arriti një fitore të pastër 3-0 përballë Lushnjës, duke e dominuar takimin dhe duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër. protagonist ishte brazilian Patrick, që shënoi një dy golësh.
Edhe Partizani fitoi kundër Korabit në transfertë me shifrat 3-1, me Xhuliano Skukën autor i një dopiete.
Sukses edhe për Vllazninë e Shkodrës, që mundi në transfertë 2-0 Bylisin me golat e Jonuzit dhe brazilianit Kaina.
Edhe Laçi prek kualifikimin, pasi mundi në transfertë Tomorin me rezultatin 3-1, ndërkohë Dinamo zhgënjeu në kryeqytet përballë Kastriotit, që fitoi me përmbysje 3-1. /zoom.al/
GRUPI A
LUSHNJA 0–3 TIRANA
Patrick 10′, 20′, Hila 23′
KORABI 1–3 PARTIZANI
Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′
BYLIS 0–2 VLLAZNIA
Jonuzi 37′, Kaina 90+3′
DINAMO 1–3 KASTRIOTI
Danaj 4′ / Hasani 13′, Zogaj 51′, Arapi 90′
GRUPI B
TOMORI 1–3 LAÇI
Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′