zoom

Slider

Partizani bën njoftimin e rëndësishëm për derbin, dalin në shitje edhe biletat

Nuk ka më dilema, megaderbi i futbollit shqiptar Partizani-Tirana do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Ndeshja e shumë pritur mes të kuqve dhe bardhebluve do të luhet të hënën e 6 marsit duke nisur nga ora 19:00.

“Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit. Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin Air Albania”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

“Demat e Kuq”, po kalojnë një krizë rezultatesh dhe pas humbjes në Kupën e Shqipërisë, tensioni është rritur edhe më tepër.

Megjithatë, Partizani është ende në lojë për të dy trofetë dhe një sukses i mundshëm në derbi mund të rikthej atmosferën. Pas javës së 23 Tirana udhëheq Superioren me 40 pikë, 3 mbi Partizanin, ndjekisn më të afërt.

Klubi i Partizanit ka publikuar edhe çmimin e biletave, më e lira kushton 500 lekë, ndërsa në tribunën VIP një biletë kushton 5000 mijë lekë. /zoom.al/