zoom

Politikë

Partia Socialiste kërkoi të dhëna për diplomën e Belind Këlliçit, del përgjigjja e Harry Fultz

Një furtunë po përhapet në rrjetet sociale dhe disa media qeveritare se Belind Këlliçi, rivali kryesor i Erion Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës, nuk ka kryer studimet e shkollës së mesme.

Fushata duket e sponsorizuar sa për të krijuar zhurmë dhe për të çorientuar opinionin publik, pasi me-gjasë-financuesit e saj e kanë marrë informacionin disa muaj më parë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i është drejtuar disa muaj më parë me një kërkesë zyrtare shkollës së mesme Harry Fultz në Tiranë për t’i kërkuar informacion nëse Këlliçi i kishte kryer studimet në këtë institucion.

Përgjigjja është ezauruese.

“Z. Këlliçi ka kryer 4 (kater) vite studimi të ciklit 5 -vjeçar të studimeve pranë shkollës sonë, në drejtimin ‘Biznes”, i regiistruar me nr. Amze 457. Gjatë këtyre viteve ai ka një vleresim me notë mesatare 9,7 i klasifikuar ne 5% te studentëve më të mirë të periudhës përkatëse. Në vitin shkollor 2004-2005, Qeveria studentore e shkollës “Harry Fultz” e zgjodhi President të Këshillit Studentor dhe aktualisht angazhohet si “Harry Fultz” Alumni.”

Veç disa mediave pro qeveritare, në këtë fushatë dezinformimi janë përfshirë edhe persona publikë të angazhuar pranë kandidatit të Enkelejd Alibeajt në Tiranë.

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, shkruan se kjo fortunë dezinformimi ka nisur që në vitin 2021.

“Një furtunë dizinformimi e cila nuk arriti dot të merrte formën e duhur ne 2021 kur gjithë Ministria e Arsimit vërshoi drejt Harry Fultz pas një informacioni nga një ish shok shkolle i Belindit, i cili nga xhelozia tipike e të pazotit kishte dhënë informacion të rremë se shkolla kishte dhënë diplomë të falsifikuar! Pasi dështuan të gjejnë një gabim proçedurial, vendosën në 2023 të krijojnë një flet rrufe dixhitale me shpresën se diçka do ngeli në mendjen e votuesve! Tipike një KÇK e gënjeshtrës mediatike që ndihmon falangat e pushtetit për të ndaluar ndryshimin!”

Pas Harry Fultz, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bursë të plotë akademike dhe sportive për 4 vjet. /Zoom.al

Postime të lidhura