zoom

Politikë

Parlamenti kthehet përmbys nga kaosi, tensione në sallë: More qelbësira! Lëshojini, t’i q… nënën!

Parlamenti është kthyer si në një arenë lufte. Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit pas një kontrolli të rreptë dhe kanë nisur grumbullimin e karrigeve në mes të sallës.

Garda ka tentuar t’i ndalojë që ti vendosin grumbull, por janë përballur me rezistencën e deputetëve të opozitës.

“Na kanë marrë karriget me urdhër të Ramës”, dëgjohen deputetët e opozitës.

“Lëshoni karriget se do të ulemi”, shton një tjetër. Ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet, teksa deputetët dëgjohen duke thënë: “More qelbësira”, “T’i q*i nënën”. /ZOOM.AL/