zoom

Lajme

Parashqevi Simaku sjell këngë të re/ Komentuesit shpërthejnë në kritika (VIDEO)

Pas rikuperimit shëndetësor, Parashqevi Simaku po rikthehet te publiku.

Ajo ka vendosur të sjellë një këngë të re me titullin “Dashuria”.

“A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet.

Një pjesë e shkurtër e videoklipit është postuar nga Elton Ilirjani në rrjetet sociale, por ndjekësit nuk e kanë pritur mirë këtë këngë.

Për disa prej tyre, kjo është një këngë e papërshtatshme për Parashqevi Simakun dhe e ngjashme me stilin e Elton Ilirjanit.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”

“E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten.”

“Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni”, janl disa prej komenteve për këngën e Parashqevisë në rrjetet sociale.

Postime të lidhura