zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër: Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në bregdet: 5/16°C ;
në vendet e ulëta: 4/15°C ;
në vendet malore: -2/8°C

Postime të lidhura