Aplikacion
•Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqëndruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.
•Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërperje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
•Ditën e enjte pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.
•Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.
“Bie shi, do ishte bukur…”/ Ramazan Mataj u nxor në pritë nga autori me “Tik Tok” fals