Aplikacion
Ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet i kthjelltë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Në ditën e mërkurë dhe të enjte do të dominojë mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore.
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme.
Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet.
Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata do të formohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.