Aplikacion
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët./ Zoom.al