zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 10°C
në zonat e ulëta 1 deri 16°C
në zonat bregdetare 4 deri 16°C

Postime të lidhura