zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e premte, sa do të arrijnë temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parshikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimatre përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 12 deri 32°C
në zonat bregdetare 16 deri 31°C