zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e hënë, vranësira dhe reshje shiu

Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore pasdite, reshje bore në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten -1 – 8 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 6 -10 C në veri, 12-16°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar priten në mesditëm ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Sakaq në relievet malore parashikohet që të rikthehen reshjet e dëborës pas më shumë se tre javëve me temperatura pranverore në vend.